POSTON VIDEON ME LUIZIN/ Kristi habit me deklaratën: Edhe pse ndonjëherë ishte… – AlpeGossip
POSTON VIDEON ME LUIZIN/ Kristi habit me deklaratën: Edhe pse ndonjëherë ishte…

POSTON VIDEON ME LUIZIN/ Kristi habit me deklaratën: Edhe pse ndonjëherë ishte…

Pas përfundimit të rrugëtimit të tij në “Big Brother VIP 2” ku arriti të shkojë në finale dhe të përballet ‘kokë më kokë’ me Luiz Ejllin, Krist Aliaj nuk i ka munguar ndjekësve të tij pasi menjëherë u shfaq me një projekt të ri televiziv.

Ai u bë pjesë e emisionit “She’s On Top”, spektakël i cili sapo ka përfunduar dhe Kristi ishte pjesë e jurisë profesioniste që gjykonte vajzat.

Por jo vetëm kaq, pasi ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri është mjaft aktiv në rrjetet e tij sociale. Ai herë pas here bën bashkëbisedime virtuale me ndjekësit e tij si dhe ndan me to momente të ndryshme nga përditshmëria.

Ditën e sotme Kristi ka ripostuar një video kur ai ishte pjesë e “Big Brother VIP”. Në videon në fjalë, ai shfaqet krah Luizit teksa këndon një këngë të Sabianit, “Tullaci”.

Në atë kohë, Kristi sapo kishte nisur një romancë me vajzën e këngëtarit, Keisi Medini, dhe Luizi herë pas here i ngacmonte ata. Në pamjet e postuara në “Instastory” shfaqet gjithashtu edhe Sabiani dhe të gjithë po këndojnë e këndojnë.

Poston videon me Luizin, Kristi habit me deklaratën: Edhe pse