MUNGONTE PREJ VITESH NË SKENË/ Orinda Huta zbulon bashkëpunimin me Pirro Çakon – AlpeGossip
MUNGONTE PREJ VITESH NË SKENË/ Orinda Huta zbulon bashkëpunimin me Pirro Çakon

MUNGONTE PREJ VITESH NË SKENË/ Orinda Huta zbulon bashkëpunimin me Pirro Çakon

Prej 5 vitesh mungesë në skenë si këngëtare, Orinda Huta duket se është gati të kthehet sërish.

Këngëtarja e kthyer prezantuese shojegoi sot në një intervistë për “Mirage” se ka kohë që përgatitet për të sjellë një projekt të ri, por edhe pse ka një këngë të përfunduar me Armend Rexhepagiqin dhe Aida Barakun, kanë rënë dakord se ajo këngë nuk do të dalë kurrë.

Nga ana tjetër, zbuloi se është prej muajsh në tentativë për të sjellë një këngë të krijuar nga Pirro Çako, mirëpo ende nuk ka shkuar ta dëgjojë:

“Pirro thotë që duhet të vish ta dëgjosh këngën, se ndryshe s’bëhet”, u shpreh ajo duke qeshur.

Kjo do të ishte kënga e parë e Orinda Hutës që nga “Te Amo” në bashkëpunim me Luis në 2014-ën.

Gjithashtu, i dyti bashkëpunim i Pirro Çakos pas “Sekreti Im” me Xhensila Myrtezajn dy muaj më parë.