Jo vetëm det dhe shezlong, ja VIP-at që kanë shkuar kilometra larg për një eksperiencë të papërsëritshme – AlpeGossip
Jo vetëm det dhe shezlong, ja VIP-at që kanë shkuar kilometra larg për një eksperiencë të papërsëritshme

Jo vetëm det dhe shezlong, ja VIP-at që kanë shkuar kilometra larg për një eksperiencë të papërsëritshme

Përcaktimi i destinacionit ku do të kalojmë ditët e pushimit është një çështje shumë e rëndësishme për të gjithë. Dikush zgjedh malin dhe shumë të tjerë detin, duke shijuar rehatin që të ofron shezlongu, deti dhe ushqimi i mirë.

Por duket se ka personazhe që këtë vit kanë vendosur të dalin nga rutina dhe të planifikojnë pushime në vende që gjenden kilometra larg Shqipërisë. Bëhet fjalë për gazetarin Drini Zeqo dhe këngëtaren Barbana Dini.

Drini ka vendosur që këtë vit të shkojë në Kenia dhe të shijojë mrekullitë që të ofron ky vend. Ai poston herë pas here në llogarinë e tij në ‘Instagram’ foto dhe video nga destinacionet që viziton apo edhe elemente që lidhen me kulturën e këtij vendi.

Pak orë më parë Drini ka treguar se aktualisht ka udhëtuar për në Tanzani prej nga ka ndarë me ne edhe pamjet mahnitëse të plazheve dhe vendeve që po viziton.

Nga ana tjetër këngëtarja Barbana Dini ditë më parë ka qenë në Izrael prej nga na ka treguar vendet fantastike që ka vizituar. Pamjet e fundit që këngëtarja ka ndarë me ne kanë qenë ato nga Deti i Vdekur.