PO KALON VERËN E ËNDRRAVE/ Arbana Osmani ka një falenderim për shqiptarët: Do kemi rast… (FOTO) – AlpeGossip
PO KALON VERËN E ËNDRRAVE/ Arbana Osmani ka një falenderim për shqiptarët: Do kemi rast… (FOTO)

PO KALON VERËN E ËNDRRAVE/ Arbana Osmani ka një falenderim për shqiptarët: Do kemi rast… (FOTO)

Arbana Osmani një nga moderatoret më të dashura të publikut shqiptar duket se këtë verë po kalon pushime tepër të bukura.

Nga Shqipëria në Itali, më pas në Giethoorn që ndryshe quhet ”Venezia” e Hollandës e tani përsëri në Itali duket se Arbana po jeton verën që të gjithë do të dëshironim.

  

Siç e thamë dhe më lartë, moderatorja tani ndodhet në Itali. Më saktë në malet Dolomites të Italisë. Duket se Arbana po e shijon shumë dhe as nuk ngurron ti ndajë me ne pamjet fantastike të natyrës dhe Alpeve. E bukur dhe e qeshur si gjithmonë, moderatorja ka shpërndarë në storyn e saj të Instagramit një foto të cilën e ka shoqëruar me një mesazh tepër të veçantë.

Teksa pozon me një pamje të mrekullueshme dhe relaksuese, Arbana shprehet falenderuese për të gjithë shqiptarët nëpër botë që sa herë ajo viziton vendet ku ata kanë emigruar e ftojnë për një kafe ose thjesht për një përqafim.

Ajo u ka dhënë një premtim se do të organizojnë takime së bashku dhe i ka kërkuar ndjesë që nuk mund ti përgjigjet dot të gjithëve.

E me disa foto të bukura nga udhëtimet e Albanës ne ju urojmë të gjithëve një ditë të këndshme!

   

/AlpeGossip.al