“15, GJYSMA E JETËS TIME ME TY”/ Florjan Binaj merr dedikimin më të bukur nga bashkëshortja – AlpeGossip
“15, GJYSMA E JETËS TIME ME TY”/ Florjan Binaj merr dedikimin më të bukur nga bashkëshortja

“15, GJYSMA E JETËS TIME ME TY”/ Florjan Binaj merr dedikimin më të bukur nga bashkëshortja

Dita e sotme është shumë speciale për çiftin e njohur të showbiz-it shqiptar, Sadina dhe Florjan Binaj. Dy të dashuruarit festojnë plot 15 vite nga dita kur nisi dashuria e tyre. Në këtë përvjetor të veçantë, bashkëshortja e aktorit të njohur ka shkruar pak fjalë për ta bërë të lumtur.

“15… Gjysma e viteve të jetës time me ty. Gëzuar 15-vjetorin. U plaktë me ty jeta ime”,-ka shkruar Sadina, krahas fotos së saj me Florjanin.

Kujtojmë se aktori i humorit dhe bashkëshortja e tij janë prindër të dy fëmijëve, një vajze dhe një djali.