LËMSH PUNA/ Ish-të dashurat e Ledrit bëhen bashkë, reperi në siklet (FOTO) – AlpeGossip
LËMSH PUNA/ Ish-të dashurat e Ledrit bëhen bashkë, reperi në siklet (FOTO)

LËMSH PUNA/ Ish-të dashurat e Ledrit bëhen bashkë, reperi në siklet (FOTO)

Ledri Vula mbetet një nga reperët më të komentuar jo vetëm për anën profesionale, por edhe atë private ku ndër vite lidhjet e tij të dashurisë kanë qenë në qendër të vëmendjes.

Vite më parë, Ledri ka qenë i lidhur me këngëtaren me famë botërore, Dua Lipën e cila së fundmi u shpall fituese e dy çmimeve Grammy.

Ditën e djeshme Ledri i komentoi Duas “Urime”, në foton ku ajo falenderonte familjen, fansat dhe artistët me të cilët ka bashkëpunuar.

Pas Ledrit edhe ish-e dashura e tij tjetër, Dafina Zeqiri ka uruar Duan duke e quajtur “motër”.

Kujtojmë që Dafina dhe Dua kanë një marrëdhënie shumë të mirë dhe janë parë edhe në shoqërinë e njëra-tjetrës.