POSTOHET VIDEO NË INSTAGRAM/Elvana Gjata pengohet duke zbritur nga avioni privat (VIDEO) – AlpeGossip
POSTOHET VIDEO NË INSTAGRAM/Elvana Gjata pengohet duke zbritur nga avioni privat (VIDEO)

POSTOHET VIDEO NË INSTAGRAM/Elvana Gjata pengohet duke zbritur nga avioni privat (VIDEO)

Këngëtarja Elvana Gjata është padyshim një prej personazheve të famshëm shqiptarë që kujdesen më shumë për imazhin e tyre jo vetëm nga ana estetike, por edhe në aspektin e asaj çka përcjellin nga jeta e tyre në rrjetet sociale për publikun.

Për vite me radhë Elvana ka qenë thuajse hermetike dhe ndjekësit e saj kishin mudnësi të shihnin vetëm projektet e saj artistike dhe tek-tuk ndonjë foto pushimesh.

Por që prej kthimit nga Amerika, Elvana duket se ka ndryshuar tërësisht, duke u shndërruar në një personazh gjithnjë e më argëtues në rrjetet sociale.

Këtë ajo e ka dëshmuar edhe së fundmi duke postuar një video epike të filmuar teksa ajo zbriste nga shkallët e avionit privat të producentit të saj Poo Bear. Në videon në fjalë, Elvana shihet duke kërcyer mbi shkallë, por në mometnin që hedh hapin për të zbritur në tokë, pengohet dhe thuajse bie.

“Nuk jam mësuar!”-ka shkruar me humor këngëtarja në përshykrimin e videos që ka shkaktuar të qeshura të shumta mes ndjekësve.

 

Not used to 😂

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on