Tina Turner hedh hirin e djalit të saj të ndjerë Craig Raymond Turner, të enjten, pas vetëvrasjes shokuese të tij në moshën 59 vjeçare.
Legjenda e muzikës Tina Turner ka ndarë në rrjetet sociale një foto ku shfaqet së bashku me familjarët e saj për ti dhënë lamtumirën djalit të saj në brigjet Kaliforniane.
Craig i cili u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Studio City, sipas policisë ka vrarë veten.
Këngëtarja i është bashkuar familjarëve dhe miqve në një varkë, teksa hidhte në oqean një trëndafil. Bashkangjitur me foton një mesazh prekës: Momenti im më i trishtuar si nënë. Të enjten, më 19 korrik 2018, i dhashë lamtumirën e fundit djalit tim Craig Raymond Turner, kur së bashku me familjen dhe miqtë shpërndamë hirin e tij në brigjet e Kalifornisë.
“Ai ishte pesëdhjetë e nëntë vjeç kur humbi jetën tragjikisht, por ai gjithmonë do të jetë fëmija im.”
Craig u gjet i vdekur në banesën e tij dhe shefi i policisë së Los Angeles Ed Winter konfirmoi se ishte një vetëvrasje, megjithatë autopsia zyrtare pritet të dalë së shpejti.j