Lori Hoxha tregon të vërtetën e ndarjes me Visin, por pendohet dhe e fshin (FOTO) – AlpeGossip
Lori Hoxha tregon të vërtetën e ndarjes me Visin, por pendohet dhe e fshin (FOTO)

Lori Hoxha tregon të vërtetën e ndarjes me Visin, por pendohet dhe e fshin (FOTO)

Prej disa ditësh në media është përhapur lajmi se blogerja e njohur Lori Hoxha është ndarë nga i dashuri i saj me të cilin ka disa vite që janë në një lidhje. Mirëpo, lidhur me këto lajme asnjëri prej të dyve nuk ka reaguar, vetëm Lori pak ditë më parë nëpërmjet një postimi tregoi se tashmë duhet të bëj kujdes me gjithçka që shkruan në ‘Instagram’ pasi bëhet nami.

Ditën e sotme ajo i ka shtuar edhe më shumë dyshimet e fansave për një ndarje të mundshme mes tyre. Blogerja shumë e ndjekur ka publikuar një foto në përshkrim të së cilës shkruan: “Do më kalojë, thjesht duhet të jem pak dramatike në fillim”.

Pas kësaj deklarate, të shumtë kanë qenë fansat që e kanë pyetur Lorin se çfarë po ndodh mes saj dhe Visit dhe nëse ky ishte një konfirmim që lidhja mes tyre ka marrë fund, por Lori siç duket është penduar dhe e ka zëvendësuar përshkrimin me një emoji engjëlli.