ZËRI BËN 1-MUAJSH/ Gjiko i bën djalit urimin më epik që keni dëgjuar (FOTO) – AlpeGossip
ZËRI BËN 1-MUAJSH/ Gjiko i bën djalit urimin më epik që keni dëgjuar (FOTO)

ZËRI BËN 1-MUAJSH/ Gjiko i bën djalit urimin më epik që keni dëgjuar (FOTO)

Muajin e kaluar çifti shumë i komentuar në media, Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të parë. Elita solli në jetë një djalë të cilit çifti i vendosi emrin e veçantë Zëri.

Ndonëse shtatzëninë e Elitës u munduan ta mbajnë fshehur për një kohë të gjatë, me të ardhur në jetë vogëlushi, çifti gëzimin e ndanë me të gjithë duke zbuluar edhe portretin e Zërit.

Sot Zëri mbush 1-muajsh dhe Gjiko i ka bërë një urim shumë të lezetshëm dhe po aq për të qeshur.

“Gjithçka që i kam bërë babait tim, m’i kthe, vetëm mos m’i kthe dyfish”, shkruan Gjiko në foton ku shfaqet me të birin.