Frika më e madhe pas një ndarjeje është dëshira për tu kthyer sërish tek ai, në mos emocionalisht, fizikisht. Të bësh seks me një ish-partner nuk është diçka që ndodh rrallë pasi shumë njerëz e gjejnë veten fizikisht të përfshirë tek ish-i dashuri, pavarësisht diferencave emocionale që i ndanë.
Gjithsesi, të shkosh në shtrat me ish-in, nuk është edhe aq e dëmshme sa mund ta mendoni ju. Sipas një studimi bërë së fundmi, diçka e tillë nuk do t’ju pengojë të shkëputeni prej tyre apo të vazhdoni jetën tuaj.
Ekspertë të Universitetit Wayne State në Detroit, Michigan arritën në konkluzionin që vazhdimi i seksit me ish-partnerin nuk e vonon rikuperimin emocional të ndarjes. Përveç kësaj, zbuluan gjithashtu se ata që ushqenin ndjenja për ish-in e shihnin këtë si një mënyrë fantastike për tu lidhur sërish me njëri tjetrin.
Takimet seksuale post ndarje në fakt, i bëjnë njerëzit edhe më pozitivë në jetën e tyre të përditshme.
Sigurisht, përfshirja fizike me një ish, bëhet e rrezikshme kur keni ende inate, konfuzione apo zhgënjim karshi personit përball. Nëse jeni ndarë me marrëveshje dypalëshe, vazhdimi i seksit është ok dhe askush nuk lëndohet!