“JE XHELOZE”/ Melisa përplaset me doktoreshën: S’kam ngel te Përputhen, jam këngëtare tani – AlpeGossip
“JE XHELOZE”/ Melisa përplaset me doktoreshën: S’kam ngel te Përputhen, jam këngëtare tani

“JE XHELOZE”/ Melisa përplaset me doktoreshën: S’kam ngel te Përputhen, jam këngëtare tani

Një deklaratë e bërë për Melisen nga Senera Hoxha, doktoreshë e kirurgjisë plastike, ka nxitur debat në rrjet. Senera hodhi dyshime pak kohë më parë se Melisa i ka bërë buzët. Menjëherë reagoi këngëtarja, e cila e akuzoi Senerën se nuk e meriton diplomën si doktoreshë.

Përgjigjen e saj, Senera e lexoi e ftuar në “Shqipëria live”, ku tha se sipas saj Melisa është xheloze pasi i mbaroi fama që kishte nga “Përputhen”.

“Unë mendoj se Melisa tani është pak xheloze sa i përket famës se tani e morën vëmendjen konkurrentet e reja. Melisa kërkoi t’i jepnim zë, ia dhamë dhe po i themi që ndoshta nuk i ka bërë buzët. Ndërsa sa i përket provimeve, diplomës, i them merr një herë shkollën pastaj hajde gjyko”, tha Senera.

Sot ka reaguar sërish dhe Melisa, e cila përmes disa videove të postuara në Instastory shprehet se ajo e ka arritur famën që dëshiron dhe nuk ka mbetur tek “Përputhen”, pasi tani i është futur muzikës.

“Sa mbrapa je me kohën moj e dashur. E para s’jam fare xheloze për konkurrentet e reja sepse nuk kam ngel te Përputhen. Nëse e ke vënë re atë çfarë përfitova nga një emision po e vazhdoj se jam në fushën e muzikës dhe kam nja 4 këngë në youtube zemër, me miliona klikime. Nëse do ishte çështje fame e kam aq sa meritoj për momentin dhe kam besimin që do arrij më shumë. Gjëja që më irritoi ishte pse duhet të gjykoje diçka që është natyrale. S’kam asgjë kundër personave që bëjnë injektime apo operacione plastike, është e drejta atyre, të bëjnë çfarë të duan me trupin e tyre, por nuk e kuptoj xhelozinë. Na dole nga kirurge në psikologe.

E dyta mos u merr me shkollën time se një shkollë e kam marr, infermierinë. E di ti që me infermierinë mund të bësh masterin për të bërë ato injektimet që bën ti. Po vazhdoj shkollën e dytë, kështu që nëse do të matemi për shkollë jam më lart. Nuk po kërkoj vëmendje nga ti e dashur se do të kisha bërë tag e do isha marrë me kohë me ty. Thjesht më doli para në youtube dhe u irritova. Dhe meqë po kërkon prapë vëmendje ja ku po ta jap. Ishalla të shtohen followersat”, shprehet Melisa dhe më pas publikon dy postime ku tregon se Senera i ka shkruar asaj dhe Andit.