“NUK MUND T’I QUAJ ISH”/ Gjergj Leka flet për raportin me ish-bashkëshortet: Ish-vjehrrën e mora… – AlpeGossip
“NUK MUND T’I QUAJ ISH”/ Gjergj Leka flet për raportin me ish-bashkëshortet: Ish-vjehrrën e mora…

“NUK MUND T’I QUAJ ISH”/ Gjergj Leka flet për raportin me ish-bashkëshortet: Ish-vjehrrën e mora…

Kantautori Gjergj Leka ka qenë i ftuar në emisionin “Shije Shtëpie”, ku ka treguar më shumë rreth jetës së tij personale. Leka tha se është shumë i lumtur që ka pasur 3 gra, ndërsa shtoi se tani ka një respekt shumë të madh për to.

“Jam i lumtur që i kam pasur dhe nuk i kam, kam një tani por i respektoj jashtë mase. Unë jam, madje mund të them jam shumë krenar për këtë gjë që edhe me ato që nuk vazhdoj, unë nuk i quaj dot ish-kjo, ish-kjo, nuk besoj që është pozitive.” – tha artisti.

Ndër të tjera duke qeshur Gjergji tregoi se në festivalin e fundit ai kishte marrë ish-vjehrrën e tij që të këndojë me të.Rëndësi ka që unë akoma dëgjohem, akoma i respektoj, më respektojnë, madje në festivalin e fundit unë mora dhe ish-vjehrrën time të këndojë. Unë mendoj që këto gjëra na bëjnë mirë, i bie që s’kemi qenë kaq të zemëruar me njëri-tjetrin”, u shpreh Gjergj Leka.