I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” ishte kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili si kurrë më parë u gjet përballë pyetjeve të fëmijëve.
Pasi Veliaj u shpreh se në të ardhmen dëshiron që ai dhe Ajola të kenë një vajzë, Alketa pak minuta më vonë i solli një bebe në studio.
Moderatorja ja dha beben kryebashkiakut dhe biberonin. Ai e mori në krahë vogëlushen dhe tregua i gatshëm për ta ushqyer.
Emisioni u mbyll kaq ëmbël me Erionin që mbante beben në krahë dhe Alketa që i uroi të bëhet edhe ai baba së shpejti.