DEKLARATA E FORTË/ Donaldi: Më shpon inati në zemër po të më nxjerrë Iliri nga “Big Brother” – AlpeGossip
DEKLARATA E FORTË/ Donaldi: Më shpon inati në zemër po të më nxjerrë Iliri nga “Big Brother”

DEKLARATA E FORTË/ Donaldi: Më shpon inati në zemër po të më nxjerrë Iliri nga “Big Brother”

Në spektaklin e djeshëm Iliri u zgjodh i preferuari i publikut e si i tillë ai kishte të drejtën e vetos. Pra mund të zëvëndësonte veten me një nga banorët dhe fillimisht nuk e bëri, pasi kuptoi se mund ta hiqte Sarën që ishte në nominim dhe dëshironte të vendoste përballë vetes Donaldin.

Arbana i tha se kjo gjë nuk është e mundur, pasi ka të drejtë të heqi vetëm veten dhe ai vendosi Dagz-in me Sarën në nominim. Këtë situatë Donaldi nuk e ka përtypur aspak mirë dhe e ka diskutuar me DJ Dagz-in në oborr.

“Dua dua të dal me Donaldin në televotim. Arbana i thotë s’është kështu, ai dua, dua. Ai doli i preferuari i publikut dhe donte të më hiqte mua. E kupton? Unë shpohem këtu (te zemra) po të më heqi ai. Unë shpohem o shpohem nga inati”,- tha Donaldi.

Nuk është hera e parë që Donaldi ka bërë deklarata të tilla disi shqetësuese dhe që nuk janë komentuar aspak mirë në publik. Në një bisedë me Einxhel ai tha se do vriste veten po ta fitonte Iliri, e ndryshe nga ai Einxhel tha se do i thoshte ta gëzonte.