VITI I SUKSESEVE/ Ja VIP-at shqiptarë që përjetuan emocione të thella në karrierë gjatë 2021 – AlpeGossip
VITI I SUKSESEVE/ Ja VIP-at shqiptarë që përjetuan emocione të thella në karrierë gjatë 2021

VITI I SUKSESEVE/ Ja VIP-at shqiptarë që përjetuan emocione të thella në karrierë gjatë 2021

Një vit i vështirë por edhe i mbushur me suksese për disa VIP-a të showbizzit shqiptar. Suksese që edhe vetë ata nuk i mendonin dhe nuk i prisnin.

Sukseset e tyre mbeten gjithnjë  në kujtesën tonë dhe ndonjëherë kthehen në motivim për të ardhmen.

Por çfarë ndodhi në 2021 që showbizzi shqiptar “përjetoi” këto suksese që deri diku edhe mund ti i magjinonim?

Alpegossip.al ju sjell sukseset që u përfolën për një kohë shumë të gjatë në media.

Gjatë 2021 Kida publikoi një foto në “Instastory” ku bëri të ditur se kënga e saj e fundit me titull “Drunk” tashmë ka arritur të mbledhë 18 milionë klikime. Një sukses ky i cilësuar shumë i madh për një këngëtare shqiptare.

Yll Limani i është gëzuar suksesit të albumit të publikuar më 5 dhjetor që përmbante pesë këngë.Ai në një postim të bërë në llogarinë e tij në Instagram është treguar mirënjohës ndaj fansave pasi pesë këngët e publikuara nga ai kanë arritur mbi tre milionë shikime në Youtube.Image

Noizy, një nga reperët më të suksesshëm, arrin një million abonues në platformën ‘YouTube’. Këtë e ka postuar ai vetë në InstaStory, ku ka treguar dhuratën shpërblyese për punën e madhe që ka bërë. “Faleminderit për një million abonues”-shkruan Noizy në postim.

Sukseset e artistes shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, janë të panumërta dhe ato po shton çdo ditë e më shumë.26-vjeçarja një sukses të radhës e ka arrit me këngën e saj “Love Again” që u publikua në muajin qershor bashkë me një videoklip mjaft unik.

Kënga deri tani ka grumbulluar mbi 100 milionë klikime në kanalin YouTube, dhe për këtë lajm Dua ka bërë postim në Instagram për të falënderuar fansat e saj.