Flor Binaj do e shohim sërish këtë sezon si kapiten në “Shiko kush luan” dhe sigurisht çdo të diel në “Portokalli”, ku do na shkrijë së qeshuri me humorin e batutat e tij.
I ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5”, Flori u vendos në siklet kur Bieta Sulo i bëri një lojë e ai duhet të zgjidhte mes Xhemit dhe Luanës.
“Kushdo kapitene të jetë, unë di të them që jam një marinar shumë i bindur”, u shpreh Flori. Mirëpo Bieta insistoi për të marrë një përgjigje nga aktori.
“Turni i parë është Xhemi, kurse turni i dytë është Luana”, u përgjigj Flori.