NË “LUFTË TË FTOHTË” ME NJËRA TJETRËN/ Tayna merr në videoklip Rinën? – AlpeGossip
NË “LUFTË TË FTOHTË” ME NJËRA TJETRËN/ Tayna merr në videoklip Rinën?

NË “LUFTË TË FTOHTË” ME NJËRA TJETRËN/ Tayna merr në videoklip Rinën?

Tashmë është e qartë që konkurrenca mes repereve më të reja shqiptare I ka futur ato në një “luftë të ftohtë” ku jo pak herë I drejtohen njëra-tjetrës me diss-e në tekstet e këngëve dhe projekteve më të fundit muzikore.

Tayna dhe Rina janë dy vajzat të cilat kanë arritur që në një kohë fare të shkurtër të marrin vëmendjen e publikut shqiptar e kosovar dhe madje edhe më tej.

Jo rrallëherë fansat arrijnë të gjejnë në tekstet e vajzave shenjat e disseve të mundhsme që ato mund t’i dedikojnë “kundërshtarëve” të tyre, por duket se Tayna ka marr hapin tjetër duke I dedikuar Rinës një diss jo vetëm me rep por dhe me figurë.

Tayna sapo ka publikuar videon e projektit të saj më të fundit muzikor “Pow pow”.

Prej kohësh pritej ky klip, por ajo që ra në sy të fansave ishte pikërisht një vajzë me flokë të zinj dhe që në pamje të parë duket si Rina.

Komentet kanë qenë të menjëherëshme duke thënë se vajza e shfaqur në klip ngjan si reperja.

Duke qenë se në shumicën e klipit shohm Taynën dhe papritur shfaqet vajza me flokë të shkurtër, mudn të aludojmë fare thjesht se ka qenë e qëllimshme të merrej një vajzë që ngjan me Rinën dhe duket se këtë projekt muzikor Tayna ja ka dedikuar “kundërshtares” së saj mjaft haptazi.

Na mbetet vetëm të shohm se si do të reagojë Rina!