Do përdornin tualetin, arrestohen. Lumë akuzash ndaj Starbucks (VIDEO) - AlpeGossip
Do përdornin tualetin, arrestohen. Lumë akuzash ndaj Starbucks (VIDEO)

Do përdornin tualetin, arrestohen. Lumë akuzash ndaj Starbucks (VIDEO)

Bosi i Starbucks, Kevin Johnson, ka kërkuar personalisht ndjesë për atë që në mediat sociale është cilësuar si një episod ku racizmi ka arritur nivelin më të lartë të tij.

Të enjten, më 12 prill, dy burra me ngjyrë u arrestuan në Filadelfia, sepse donin të përdornin tualetin e një prej dyqaneve të zinxhirit, por nuk kishin porositur më parë asgjë.

“I kërkojmë ndjesë dy personave në fjalë dhe klientëve tanë dhe na vjen shumë keq që ky episod është përmbyllur me një arrestim”, ka shkruar Johnson në faqen zyrtare të Starbucks në twitter.

“Ne po rishikojmë procedurat tona dhe po angazhohemi me komunitetin dhe departamentin e policisë që situata të tilla të mos përsëriten më në asnjë prej dyqaneve tona”. Sipas policisë së Philadelfias, dy personat kanë hyrë në lokal dhe janë ulur. Por, pa porositur ende asgjë, janë ngritur për të shkuar në banjë.

tarbucks në fakt nuk lejon përdorimin e tualetit pa konsumuar, ndaj punonjësit i kanë kërkuar atyre të largohen. Duke marrë një refuzim si përgjigje kanë vendosur të thërrasin policinë.

Pasi policët kishin mbërritur në vendngjarje, kishin kërkuar bashkëpunimin e menaxherit të lokalit për të evituar që situata të dilte nga kontrolli. I kishin kërkuar klientëve të padëshiruar edhe të largoheshin por ata kishin refuzuar ta bënin këtë. Në përfundim kishin nxjerrë prangat, dhe dy personat ishin dërguar në rajon. Sidoqoftë, për mungesë provash më pas ishin lënë të lirë.

Menjëherë pas episodit kanë qarkulluar në rrjet video ku shiheshin agjentët e policisë teksa prangosnin dy personat në lokal. Klientët nuk e kanë pëlqyer skenën dhe hashtagu #BoycottStarbucks, është bërë menjëherë shumë popullor.

Sipas përdoruesve, arrestimi është bërë mbi bazën e paragjykimeve raciste, vetëm se dy personat në fjalë ishin me ngjyrë.