OZCAN DENIS NË KRIZË FINANCIARE/ Aktori turk ndalon të gjitha blerjet – AlpeGossip
OZCAN DENIS NË KRIZË FINANCIARE/ Aktori turk ndalon të gjitha blerjet

OZCAN DENIS NË KRIZË FINANCIARE/ Aktori turk ndalon të gjitha blerjet

Aktori i njohur i serialit “Nusja nga Stambolli” , pavarësisht sukseseve të projekteve të tij, duket se po kalon një krizë financiare. Një moment aspak i përshtatshëm ky për një situatë të tillë, duke qenë se Ozcan dhe Feyza sapo janë bërë edhe prindër për herë të parë.Sipas mediave turke, Ozcan është detyruar të vendosë një “kufi ditor” përsa i përket shpenzimeve që bëhen në familje.

Ai ka limituar të gjitha blerjet e panevojshme dhe vetëm për arsye tepër të rëndësishme, “buxheti ditor” mund të tejkalohet. Mbajtjen e llogarive dhe kartave të kreditit, aktori ia kishte deleguar asistentes së tij, e cila mësohet se është pikërisht burimi i cili ka ndarë me mediat këtë lajm.