Luana flet për herë të parë për babanë e ndjerë: “Ai u nda nga jeta kur isha vetëm 11 muajshe” - AlpeGossip
Luana flet për herë të parë për babanë e ndjerë: “Ai u nda nga jeta kur isha vetëm 11 muajshe”

Luana flet për herë të parë për babanë e ndjerë: “Ai u nda nga jeta kur isha vetëm 11 muajshe”

Luana Vjollca është moderatorja më e komentuar në mediat rozë në vendin tonë, herë për profesionin e saj e herë për format, ajo gjithmonë ka qënë në qëndër të vëmëndjes.

Por mesa duket Luana ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave të huaja dhe së fundi ka dhënë një intervistë për revistën “Onn”.

Moderatorja ka treguar për revistën fillimet e karrierës së saj, ku ndër të tjera ka përmendur për herë të parë të atin.

“Gjithëkush mundohet të krijojë mundësi për veten.Jam krenare që kam mundur të siguroj diçka për familjen time që në moshë të vogël. Unë e kam humbur tim atë kur isha 11 muajsh, kështu që nënës time i është dashur të na rrisë e vetme, mua dhe 3 motrat e mia” – ka thënë Vjollca për revistën e njohur.

Pavarësissht se Luana dhe Marina janë shumë të famshme në vendin tonë, ato kurrë nuk kanë folur në media për babain që e kanë humbur kur kanë qënë akoma në moshë shumë të vogël dhe vështirësitë që kanë kaluar në fëmijëri.