“DOJA NJË EMËR MË INTERESANT”/ Tayna zbulon të vërtetën. Ja si quhet ajo… – AlpeGossip
“DOJA NJË EMËR MË INTERESANT”/ Tayna zbulon të vërtetën. Ja si quhet ajo…

“DOJA NJË EMËR MË INTERESANT”/ Tayna zbulon të vërtetën. Ja si quhet ajo…

Tayna është një ndër reperet më të pëlqyera dhe të komentuara ne mediat rozë.

Emri i saj u bë shumë i njohur për publikun, pas publikimit të këngës “Columbiana” dhe tashmë ajo ka një numër të madh fansa që e ndjekin.

Mirëpo, mësohet se emri i vërtetë i reperes nuk është Tayna, ky është emri i artit të saj. Në të vëretë ajo quhet Doruntina.

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi për “Express Morning” këngëtarja ka zbuluar arsyen përse zgjodhi të ndryshojë emrin.

“Tayna e kam gjetur para një viti me kushërirën time. Doja një emër më interesant, se Doruntina e kanë shumë njerëz. Të gjithë reperët nuk e kanë emrin e vërtetë dhe duhet artistik sepse edhe si personalitet Tayna ndryshon nga Doruntina. Është si ‘alter ego’ prandaj e kam vendosur Tayna,” u shpreh reperja.

Kujtojmë që, reperja ka sjellë për publikun këngën në bashkëpunim me Ledrin, e cila është pëlqyer shumë nga fansat.