E GJETËM ZGJIDHJEN! Ja se çfarë duhet të bëjmë për një fytyrë të pastër e të lëmuar – AlpeGossip
E GJETËM ZGJIDHJEN! Ja se çfarë duhet të bëjmë për një fytyrë të pastër e të lëmuar

E GJETËM ZGJIDHJEN! Ja se çfarë duhet të bëjmë për një fytyrë të pastër e të lëmuar

Të gjitha ne femrat dëshirojmë jashtëzakonisht shumë që të kemi një fytyrë të pastër e të lëmuar dhe për ta arritur këtë përdorim mënyra të ndryshme. Shpesh e kërkojmë zgjidhjen në një krem, apo në ndonjë scrub që mund të ketë një çmim paksa “të kripur”. Ndërkohë zgjidhjen e kemi ne në dorë dhe është fare e lehtë.

Janë tre receta të thjeshta dhe me produkte të shtëpiake që mund ti përagatisim më së miri dhe fare lehtë.  Si fillim duhet të dimë që këto receta aplikohen njëra pas tjetrës.

Receta e parë është Scrubi me sodë dhe me ujë. Pasi keni përfunduar larjen e fytyrës, përzieni një lugë sode me disa pika ujë. Menjëherë pasi i keni përzier mjaftueshëm aplikojeni atë në fytyrën tuaj dhe masazhoni fytyrën ngadalë për 30 sekonda. Kjo recetë do të hapi poret e lëkurës dhe do të pastrojë qelizat e vdekura.

 

Receta e dytë: Pasi keni hequr scrubin me sodë dhe ujë, aplikoni një shtresë të lehtë mjalti në fytyrën tuaj. Kjo do të ndihmojë për zbehje të njollave dhe një hidratim të menjëhershëm. Lejeni vetëm 15 minuta dhe shplajeni me ujë të vakët.

Si përfundim arritëm në recetën tretë e cila ka si qëllim mbylljen e poreve dhe forcimin e lëkurës. Ju duhet një e bardhë veze të cilën do ta rrihni fortë me disa pika lëng limoni. Përhapeni në fytyrë dhe mbajeni për një kohë 10 minuta, më pas ashtu siç vepruat dhe më sipër shplajeni me ujë të vakët. Ajo që ju mbetet pas këtyrë hapave është ta lani fytyrën me larësin që përdorni zakonisht dhe pas të treja recetave vendosni kremin tuaj hidratues.

Nëpërmjet tre recetave të mësipërme do të keni një fytyrë siç e ëndërroni, të pastër dhe të butë. ALPEgossip.al