PAS DASMËS MADHËSHTORE/ Zbulohet pse këngëtarja shqiptare e mbajti të fshehtë burrin – AlpeGossip
PAS DASMËS MADHËSHTORE/ Zbulohet pse këngëtarja shqiptare e mbajti të fshehtë burrin

PAS DASMËS MADHËSHTORE/ Zbulohet pse këngëtarja shqiptare e mbajti të fshehtë burrin

Pak ditë më parë të gjithë vëmendjen e mediave e mori dasma madhështore e këngëtares shqiptare Gresa Behluli. Në të ishin të pranishëm shumë personazhe të njohur dhe fotot e videot e dasmës u shpërndan me shpejtësi në të gjithë rrjetet sociale.

Megjithatë, siç dihet deri ditën e dasmës Gresa u kujdes në maksimum që identitetin e bashkëshortit të saj, Lulzim Ibrahimi, ta mbante të fshehtë. Ky gjest i saj i habiti fansat pasi ajo dhe partneri i saj kishin vite që ishin bashkë.

Mirëpo, së fundmi Gresa ka treguar për ‘Prive’ dhe arsyen se përse zgjodhi që mos ta bënte publik emrin e bashkëshortit.

“Privatësia është e shenjtë për mua dhe nuk kam dashur asnjëherë ta përdor për famë. Kam dashur ta ruaj vetëm për veten dhe personin e zemrës”, ka thënë këngëtarja.