PËR TË RRITUR MBROJTEN E TRUPIT/ Supë me hudhra dhe qepë për forcimin e imunitetit – AlpeGossip
PËR TË RRITUR MBROJTEN E TRUPIT/ Supë me hudhra dhe qepë për forcimin e imunitetit

PËR TË RRITUR MBROJTEN E TRUPIT/ Supë me hudhra dhe qepë për forcimin e imunitetit

Supa me hudhra dhe qepë është një recetë perfektë për të rritur mbrojtjen e trupit.

  Në fakt të dy përbërësit janë të pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë, transmeton tch.

Përveçse të mirave si perimet e tjera, qepa dhe hudhra ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve të ndryshme.

Një ushqim i mirë është thelbësor për të rritur sistemin mbrojtës të trupit dhe kjo recetë përdoret më shumë për të lehtësuar simptomat e gripit.

Përbërësit

3 qepë

1 karotë

2 thelpinj hudhër

1 rep i bardhë

570 ml lëng supe

2 luge vaj ulliri dhe kripë e piper

Përgatitja: I prisni qepë, karotat, dhe repën e bardhë dhe shtypini hudhrat. I tiganisni në vajin e ullirit, e pasi të kenë marrë pak faqe hidhni dhe lëngun e supës. Lëreni të zjejë për 20 minuta, dhe shtoni kripën dhe piperin.