SOT DO MBUSHTE 40 VJEÇ/ Landi kujton Dr. Florin me postimin prekës në Instagram - AlpeGossip
SOT DO MBUSHTE 40 VJEÇ/ Landi kujton Dr. Florin me postimin prekës në Instagram

SOT DO MBUSHTE 40 VJEÇ/ Landi kujton Dr. Florin me postimin prekës në Instagram

Sot do të ishte duke festuar 40-vjetorin nëse do të ishte mes nesh!

Ndaj dhe miku më i ngushtë i Dr. Florit ka kujtuar këngëtarin përmes një postimi prekës me rastin e ditës së tij të lindjes.

Landi Hysi ka publikuar një foto mjaft të veçantë të Dr.Florit i cili shihet teksa ka ngritur duart lart drejt qiellit.

“Sot 40”, shkruan ai duke na treguar se sot është ditëlindja e 40-të e Florit.

View this post on Instagram

Sot 40! #DrFlori

A post shared by Landi Hysi (@landifornia) on

Landi Hysi ka qenë mbështetja më e madhe e familjes së këngëtarit, pas ndarjes së tij të parakohshme nga jeta.

Ai shihet gjithnjë pranë fëmijëve të Dr. Florit, për të cilët kujdeset si të ishin familja e tij.