AURELA HOXHA FESTON DITËLINDJEN/ Dalin pamjet nga super festa në Barcelonë – AlpeGossip
AURELA HOXHA FESTON DITËLINDJEN/ Dalin pamjet nga super festa në Barcelonë

AURELA HOXHA FESTON DITËLINDJEN/ Dalin pamjet nga super festa në Barcelonë

Aurela Hoxha është padyshim një ndër personazhet e cila ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen e mediave me pamjen dhe jetën e saj private. Dita e djeshme ka qenë shumë e veçantë për modelen duke qenë se ajo ka festuar ditëlindjen.

Urimet e shumta nga miqtë dhe familjarët nuk kanë munguar për Aurelën, e cila i ka publikuar të gjitha në profilin e saj.  Në mbrëmje ajo ka vendosur të organizojë një festë ku ka mbledhur të gjithë miqtë e saj.

Në disa postime të publikuara në ‘Instastory’, shihet se Aurela ndodhet në një lokal në Barcelonë, duke u argëtuar me miqtë. E veshur me një fustan të bardh, Aurela është filmuar teksa ka fryrë qirinjtë e tortës dhe teksa ka qenë duke kërcyer dhe duke shijuar pa fund festën.