Brenda shtëpisë së Ingrit Gjonit, këngëtarja tregon momentet e veçanta me të birin – AlpeGossip
Brenda shtëpisë së Ingrit Gjonit, këngëtarja tregon momentet e veçanta me të birin

Brenda shtëpisë së Ingrit Gjonit, këngëtarja tregon momentet e veçanta me të birin

Ingrit Gjoni ka një lidhje shumë të ngushtë me djalin e saj, Parid, të cilin e cilëson edhe si personin më të rëndësishëm në jetë. Pavarësisht të gjithë angazhimeve të saj me këngët dhe në koncerte, gjithmonë në plan të parë për Ingritin është djali. Këtë gjë mund ta tregojë më së miri edhe momentet e veçanta që ata të dy kalojnë së bashku. Këngëtarja ka publikuar në “Instagram” një video në të cilën shihet se gjatë kohës që ajo gatuan në kuzhinë, vogëlushi i saj shikon kukulla. Madje për t’i bërë qejfin, kulaçit që ka pjekur i ka vendosur emrin e Paridit.

Këngëtarja ka zbuluar edhe disa pjesë nga shtëpia e saj, që duket vërtet shumë komode dhe luksoze në të njëjtën kohë. Me siguri të tilla momente nënë e bir duhet të jenë më të bukurit e ditës për këngëtaren.