Spoti i ri i “The Voice Kids” na bëri “merak”! Ledion Liço nuk duket gjëkundi, mos ndoshta… (VIDEO) – AlpeGossip
Spoti i ri i “The Voice Kids” na bëri “merak”! Ledion Liço nuk duket gjëkundi, mos ndoshta… (VIDEO)

Spoti i ri i “The Voice Kids” na bëri “merak”! Ledion Liço nuk duket gjëkundi, mos ndoshta… (VIDEO)

Së shpejti do të ketë një edicion të ri të spektaklit “The Voice Kids 3” dhe spoti i ri sapo është publikuar.

Pjesë e tij do të jetë moderatorja Dojna Mema, e cila ka publikuar një video në Instagram, ku prezantohet si Voice-room reporter, pra do ta raportojë nga prapaskena e spektaklit. Ledion Liço nuk shfaqet në asnjë pjesë të spotit. Ai ka paralajmëruar më parë se nuk do të ishte më pjesë e “The Voice Kids” por mesa duket e paska seriozisht.

@voicealbania vjen sërish bashkë me mua 😉

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema) on

Ledioni është zhdukur nga rrjetet sociale. Herën e fundit kur dëgjuam rreth Ledionit ishte kur u tha se ai do të largohej nga Top-Channel.

Ledion Liço e ka mohuar këtë dhe ka thënë se kjo është veçse një sajesë, dhe më pas mbylli dhe rrjetet e tij sociale. Megjithatë mbetet ende për t’u vërtetuar se sa të vërtetë janë këta zëra, deri në momentin që do të shohim sërish në ekran moderatorin, i cili do t’i japë fund beqarisë në muajin gusht, buzë liqenit Como në Itali./AlpeNews.al/