ELVANA GJATA URON TË ATIN NGA “SUNNY HILL FESTIVAL”/ Momenti magjik kur fansat këndojnë me këngëtaren njëzëri këngën e ditëlindjes – AlpeGossip
ELVANA GJATA URON TË ATIN NGA “SUNNY HILL FESTIVAL”/ Momenti magjik kur fansat këndojnë me këngëtaren njëzëri këngën e ditëlindjes

ELVANA GJATA URON TË ATIN NGA “SUNNY HILL FESTIVAL”/ Momenti magjik kur fansat këndojnë me këngëtaren njëzëri këngën e ditëlindjes

Krahas Dua Lipës, natën e parë të “Sunny Hill Festival” në Kosovë ka performuar edhe Elvana Gjata.

Kjo mbrëmje për këngëtaren ka mbartur edhe një gëzim tjetër, pasi përkonte me ditëlindjen e babait të saj.

Në mungesë për ta festuar së bashku me të, Gjata ka bërë gjestin e jashtëzakonshëm për të atin. Në një moment gjatë performancës, Elvana iu ka kërkuar pjesëmarrësve në festival të këndojnë bashkë me të këngën e ditëlindjes për babain e saj.

Të gatshëm, i gjithë publiku i “Sunny Hill Festival” ka kënduar njëzëri me këngëtaren shqiptare.

Këtë moment të veçantë, Elvana e ka ndarë edhe në Instagramin e saj ku shkruan: “Gëzuar ditëlindjen Babi !Je më i shtrenjti im!”

VIDEO
Kujtojmë që Elvana Gjata gëzon një rapost shumë të veçantë me të atin, të cilin nuk ka nguruar ta shfaq edhe në rrjetet sociale. Disa kohe më parë ajo postoi një video epike ku bisedonte me babain se çfarë ka për të ngrënë.

“O ba, ke bërë fasule sot?”– e pyet këngëtarja të atin i cili i thotë: “Jo, të hënën i kemi ato” dhe fill pas kësaj përgjigjeje Elvana shton: “Pse nuk është e hënë sot?”.