FOTOT/ AKSIDENTOHET moderatorja Almeda Abazi me bashkëshortin e saj në Turqi – AlpeGossip
FOTOT/ AKSIDENTOHET moderatorja Almeda Abazi me bashkëshortin e saj në Turqi

FOTOT/ AKSIDENTOHET moderatorja Almeda Abazi me bashkëshortin e saj në Turqi

Ka përfunduar hidhur mbrëmja romantike e aktores dhe prezantueses shqiptare Almeda Abazi me bashkëshortin Tolgahan Sayışman, një prej aktorëve më të famshëm në Turqi. Makina me të cilën po lëviste çifti i njohur është aksidentuar nga një taksi në dalje të parkingut të një restoranti në Stamboll.

Sipas “Haberturk”, Abazi, e cila 4 ditë të javës i kalon në Shqipëri ku është angazhuar në prezantimin e “Dancing with the Stars” dhe bashkëshorti i saj Tolgahan Sayisman, i cili sapo është kthyer nga turi i tij në Afrikë, kaluan një darkë romantike në një restorant në Kurucesme.

Por, çmallja e çiftit që javët e fundit janë detyruar të jetojnë larg njëri-tjetrit për shkak të angazhimeve, nuk ka përfunduar siç ishte parashikuar. Në dalje nga restoranti ata u përplasën nga një taksi. Fatmirësisht në aksident nuk pati të lënduar, por vetëm dëme të vogla të materiale.

Pas shokut të përjetuar, Sayisman mbajti krahun dhe priti policinë. “Faleminderit Zotit shpëtuam paq”, tha aktori, i cili iu nënshtrua edhe një testi alkooli