Shkoi me 100 burra, vejusha e zezë pushime luksoze me paratë e dashnorëve – AlpeGossip
Shkoi me 100 burra, vejusha e zezë pushime luksoze me paratë e dashnorëve

Shkoi me 100 burra, vejusha e zezë pushime luksoze me paratë e dashnorëve

Një joshëse seriale e meshkujve të martuar ka treguar sesi udhëton në të gjithë botën për tu lidhur me meshkuj të pasur.

E veja, Gweneth Lee ka pasur marrëdhënie me burra të martuar për gati dhjetë vjet që nga vdekja e bashkëshortit të saj, Robert.

47-vjeçarja joshëse thotë se ka shijuar pushime luksove me vlerë 100.000 dollarë, të gjitha të paguara nga burrat jobesnikë, përfshirë argjendarë, agjentë burse dhe bosa të firmave teknologjike.

Miss Lee, nga Chelsea shprehet se ajo ndihmon në martesat e burrave që shkojnë me të duke u siguruar atyre lirimin nga streset e jetës brenda martesës.

Ajo tregon se pritet të ketë një verë shumë argëtuese këtë vit, duke shijuar rrezet e diellit në botë me të dashurit e saj anë e mbanë botës.

“Përse të paguani për pushime të shtrenjta kur i dashuri juaj mund ta bëjë këtë. Unë kam udhëtuar më shumë se 50.000 milje në vende të ndryshme me të dashurit e mi. Shumicën kohës udhëtoj vetëm dhe takohem me ta në hotel. Sepse ata takohen me mua në fshehtësi kur ikin larg me udhëtimet e biznesit.”

Ajo njihet me burrat e martuar në faqen e internetit IllicitEncounters.com. 47-vjeçarja iu bashkua faqes 10 dekada më parë pas vdekjes së bashkëshoriti të saj, shefit ekzekutiv të naftës Robert dhe shprehet se ka pasur marrëdhënie seksuale me më shumë se 100 burra të martuar që nga ajo kohë.