Simon Cowell zbulon: Nuk e përdor telefonin prej 10 muajsh, më ka bërë më të lumtur – AlpeGossip
Simon Cowell zbulon: Nuk e përdor telefonin prej 10 muajsh, më ka bërë më të lumtur

Simon Cowell zbulon: Nuk e përdor telefonin prej 10 muajsh, më ka bërë më të lumtur

Simon Cowell ka zbuluar se nuk e ka përdorur telefonin e tij për 10 muaj. Ai u shpreh se kjo gjë ka ndikuar shumë mirë për shëndetin e tij mendor.

Mongoli i mediave britanike tha të dielën se ishte irrituar me faktin sesa shpesh e përdorte telefonin e tij.

58-vjeçari tha se u fokusua më shumë dhe ishte më i vetëdijshëm për njerëzit rreth tij kur hoqi dorë nga pajisja.

Ai tha se mos mbajtja e telefonit ishte një përvojë e çuditshme për të por që e ka bërë absolutisht më të lumtur.

“Kam 10 muaj që nuk e përdor telefonin.Gjëja që më shqetëson më shumë është kur ke një takim dhe të gjithë janë në telefon, përfshirë edhe mua. Nuk mund të përqëndrohesh,”-tha ai. “Ajo më ka shërbyer shumë për shëndetin mendor. Është një përvojë shumë e çuditshme, por me të vërtetë ju bën mirë dhe kjo më ka bërë absolutisht më të lumtur.”