Pasditen e sotme reperi Ledri Vula ishte i ftuar në emisionin “E diell”. Gjatë intervistës, moderatorja Fjoralba Ponari i kërkoi të bënte një gjest romantik dhe reperi i dhuroi një të puthur në faqe.
Videoja e puthjes ka bërë sot xhiron e rrjetit, ndonëse ishte thjesht një situatë komike dhe show. Fjoralba ka realizuar një intervistë me ndjekësit në Instastory dhe një ndër to i ka shkruar: “Puthte mirë Ledri ee?”.
Kjo pyetje nuk është pritur aspak mirë nga moderatorja, e cila ka treguar se mesazhe të tilla ka marrë dhe në inbox. : “Po të kthej të njëjtën përgjigje që i ktheva një mesazhi në DM: Jeta do ishte më e lehtë për të gjithë ne, sikur të bënit edhe ju diferencën midis showt dhe jetës reale”, ka shkruar Fjoralba.