Sikurse është bërë traditë, Ermal Mamaqi çdo javë publikon në Instagramin e tij një video me momentet më pikante nga i ftuari i radhës në emisionin “Xing me Ermalin”. Këtë javë i ftuari special në emisionin e tij do të jetë biznesmeni Saimir Mane.
Ermali Mamaqi e ka pyetur biznesmenin e njohur shqiptar se çfarë mendimi ka ai për të si moderator.
“Unë ia vlej kështu si moderator apo hajt mo”, e pyet Ermali, Saimir Manen.
Ndërkohë që të gjithë po mendojmë se përgjigja e tij do të ishte shumë pozitive, duke ditur edhe miqësinë që dy personazhet e njohura ndajnë me njëri-tjetri, Saimir Mane dhe një dha një përgjigje asnjëanëse.
“Ça të thotë vëllai jot tani”, ishte përgjigja e Samir Manes.