E PASKA NDARË MENDJEN/ Eva Murati zbulon planet për martesë – AlpeGossip
E PASKA NDARË MENDJEN/ Eva Murati zbulon planet për martesë

E PASKA NDARË MENDJEN/ Eva Murati zbulon planet për martesë

Moderatorja bukuroshe Eva Murati ka vendosur që t’iu kushtojë disa orë të mira fansave. Përmes një postimi në Instastory, ajo iu ka dhënë mundësi të gjithëve ta pyesin për ç’të duan dhe pyetjet më interesante i ka shoqëruar me një përgjigje.

Përpos jetës profesionale, ndjekësit janë interesuar dhe rreth asaj private. Një ndër to e ka pyetur se kur ka ndërmend të martohet dhe Eva ka bërë të ditur se i ka gjërat e qarta.

Ajo ka treguar për ndjekësit se ka ndërmend të martohet pas 4 vitesh, në moshën 28 vjeçare. Kujtojmë se Eva është në një lidhje me djalin e Jozefina Topallit, Genarin, me të cilin janë përfolur shpesh dhe për ndarje.