Reperi shqiptar me famë botërore, Gashi, është kthyer në një ndër emrat më të dëgjuar falë këngëve të tij, që kthehen menjëherë në hite. Së fundmi ai ka publikuar albumin e tij të parë pjesë e tê cilit janë këngët “Safety”, “Mr.Ferrari” etj.
Njëra ndër këngët e albumit, pasyron një histori të trshtë dashurie që ka përjetuar Gashi dhe këtë e ka bërë të ditur vetë ai. Bëhet fjalë për këngën “Mr.Ferrari” dhe përmes një postimi të bërë në Instagram, reperi ka rrëfyer historinë që fshihet pas saj.
“Kjo këngë u bë kur rashë në dashuri më njeriun e gabuar…prindërit e saj nuk na lejonin bashkë sepse nuk kisha para mjaftueshëm në xhepa…Shkova në dasmën e saj, me një Ferrari që kisha marrë me qera me paratë e kontratës dhe u ndjeva aq mirë kur pashë ata të më shihnin teksa largohesha më makinë”, ka shkruar ai krahas një postimi të bërë në Instagram. Më pas Gashi sikur është penduar që e ka ndarë këtë histori me fansat prandaj dhe e ka fshirë postimin e bërë në Instagram. Gjthësesi, burime nga “Prive.al” kanë arritur ta ruajnë në kohë.