Si u veshën disa nga të ftuarat në natën e parë të dasmës së Ledionit dhe Sarës – AlpeGossip
Si u veshën  disa nga të ftuarat në natën e parë të dasmës së Ledionit dhe Sarës

Si u veshën disa nga të ftuarat në natën e parë të dasmës së Ledionit dhe Sarës

Dasma e famshme e Ledioni Liços dhe Sara Hoxhës, vazhdon të përbëjë kuriozitet për të gjithë. Në evente të tilla, përveç çiftit, padyshim që vëmendje të madhe marrin edhe të ftuarit Vip, e sidomos çfarë ato veshin. Më poshtë do të keni mundësi të shikoni zgjedhjen që kanë bërë disa nga vajzat Vip, në mbrëmjen e parë, atë te Coctailit, që është mbajtur dje ne Como.

Xhemi Shehu

Xhemi Shehu zgjodhi një fustan të gjatë ngjyrë “Baby Rose” për natën e djeshme, flokët gjysmë të kapura, tualeti i thjeshtë, si dhe këpucët e arta e bën të duket e mrekullueshme.

Marçela Lati

E njohur si një nga organizueset më të mira të eventeve dhe një personazh me shumë shije, Marcela Lati zgjodhi të veshë një fustan të shkurtër, qe duket shumë veror dhe i thjesht. Lulet kanë qenë printi i kësaj vere, kështu që Marcela ka goditur në shenjë. Sandalet e larta dhe bizhutë e duhura, e bëjnë Marçelën të duket shumë seksi.

Dojna Mema

Prezantuesja e “Pop Culture” Dojna Mema zgjodhi të vesh një fustan tipik për dasmë, nga ato që thërrasin vëmendje kilometra larg. Flokët e shtrira, këpucët dhe çanta ngjyrë argjendi, e bëjnë Dojnën të duket një zonjushë të vërtet, por nga ato seksi ama.

Albana Osmani

Ndryshe nga vajzat e tjera, prezantuesja Albana Osmani ka zgjedhur të vesh një fustan të gjatë deri në fund të këmbëve, por të ngushtë, çka ja thekson më së miri format. Flokët e shtrira, gjysmë të kapura, Make up – i paksa i rënduar (krahasuar me natyralitetin që zakonisht e karakterizon) bëjnë që të jenë në harmoni perfekte me fustanin dhe të marrë një 10 të merituar nga ne për zgjedhjen.

Eneda Tarifa

Këngëtarja Eneda Tarifa nuk mund të mos mungonte në këtë listë. Këngëtarja ka vendosur të mos eksperimentojë me look-un dhe të qëndrojë tek e sigurta, veshur me një fund të gjatë dhe “Cro Top” të zi, Eneda duket tepër elegante.