DO HABITENI/ Taylor Swift, sekretarja që lidhet me shefin (VIDEO) – AlpeGossip
DO HABITENI/ Taylor Swift, sekretarja që lidhet me shefin (VIDEO)

DO HABITENI/ Taylor Swift, sekretarja që lidhet me shefin (VIDEO)

Ylli i muzikës Taylor Swift është bërë pjesë e klipit të këngës Babe që e ka shkruar 6 vite më parë. Kjo këngë do të ishte pjesë e albumit të saj “Red”, por tani këndohet nga grupi i muzikës country Sugarland.

Videoklipi është realizuar në frymën e stilit të viteve 1950-60, ndërsa Swift paraqitet me flokë të kuqe dhe është e treta mes çiftit.

Tradhtia është tema kryesore e këtij klipi. Jennifer Nettles është gruaja shtëpiake që kujdeset për gjithçka, ndërsa Taylor është sekretarja që lidhet me shefin e saj. Këto histori janë shumë të pranishme dhe në jetën e përditshme ku thuhet se këngëtarja ka gjetur frymëzimin. Duke e akuzuar burrin ato e pyesin se si mund ta bënte këtë gjë.

Ndërkohë mediat ndërkombëtare shkruajnë se ky tekst është shkruar për ish të dashurin e 28-vjeçares, Harry Style.

Swift është duke zhvilluar aktualisht turneun e saj botëror.