Përtej tavolinës së lajmeve, Mirela Milori si mama: Më tremb adoleshenca e djalit tim – AlpeGossip
Përtej tavolinës së lajmeve, Mirela Milori si mama: Më tremb adoleshenca e djalit tim

Përtej tavolinës së lajmeve, Mirela Milori si mama: Më tremb adoleshenca e djalit tim

Nuk i fshehu frikërat e një mamaje me një djalë në prag të adoleshencës. Mirela Milori, e ftuar në “Pasdite në Top Channel” foli për jetën profesionale, por edhe për atë personale. Gazetarja jeton në Shqipëri, ndërkohë që i biri është në Amerikë.

Ejden, 12-vjeçar merret vesh me të ëmën në një mënyrë shumë interesante. “Unë i flas shqip, i bërtas shqip, por ai më përgjigjet anglisht. Kuptohemi shumë mirë gjithsesi. Ne të dy do kuptohemi shumë mirë edhe sikur të shpikej një gjuhë e re”, tha Mirela, që nuk e fsheh frikën për nisjen e adoleshencës së tij. “Nuk dua të dukem si ato mamatë që thonë se i kanë gjërat nën kontroll. Unë i trembem adoleshencës së tij. Asnjëherë nuk mund t`i kontrollojmë të gjitha. Themi sot jemi mirë, nesër s`i dihet”, tregoi ajo duke shtuar se i biri mëson. “Ejden i ka ngjarë të atit në shkencat kompjuterike, se ai është IT,
kurse pjesën e analizës e ka marrë nga unë”, tregoi ajo duke i dhënë kështu të shoqit hakun, edhe pse e divorcuar prej vitesh.