Përgjatë ditëve të fundit, kudo në rrjet është përfolur se Kylie Jenner do të bëhet nënë për herë të dytë. Ky lajm është konfirmuar për mediat e huaja edhe nga burime pranë yllit të televizionit.
Mirëpo, Kylie ka postuar së fundmi disa foto me të cilat i ka bërë lëmsh të gjithë! 24-vjeçarja nuk duket në pritje të ëmbël, pasi barku i saj është komplet i sheshtë.
Ekziston mundësia që bukuroshja të jetë duke publikuar foto të vjetra për të fshehur shtatzëninë, por diçka të tillë nuk mund ta themi me siguri.