TREGON RAPORTIN ME VJEHRRËN/ Këngëtarja shqiptare: S’di çfarë do kisha bërë pa të (FOTO) – AlpeGossip
TREGON RAPORTIN ME VJEHRRËN/ Këngëtarja shqiptare: S’di çfarë do kisha bërë pa të (FOTO)

TREGON RAPORTIN ME VJEHRRËN/ Këngëtarja shqiptare: S’di çfarë do kisha bërë pa të (FOTO)

Këngëtarja Gjira Kajtazi ndonëse prej kohësh nuk është treguar aktive në muzikë, vazhdon të jetë mjaft e ndjekur në rrjete sociale. Ajo publikon foto dhe video të ndryshme nga përditshmëria dhe ruan kontakt me ndjekësit.

Së fundmi ajo ka realizuar një mini-intervistë me ndjekësit në Instastory, ku iu ka kthyer përgjigje pyetjeve nga më të ndryshmet. Një ndër ndjekësit e ka pyetur rreth raportit që ka me vjehrrën dhe Gjira ka treguar se marrëdhënia e tyre është shumë e veçantë.

“Vjehrra ime ka rritur 6 fëmijë (pesë vajza dhe një djalë) prandaj tani që jam nënë vetë ia kuptoj dhimbjen, frikën dhe dëshirën. Është një gjyshe shumë e dashur dhe e kujdesshme. Normalisht nuk mund të jemi dakord për gjithçka e ka ndonjë vërejtje/këshillë po prapë e ka për të mirë dhe nuk na përzihet.

Kjo mundet të ndodhë dhe me nënën time sepse dallon koha dhe synimet me jetën e prindërve tonë dhe kohën e sotme. E respektoj në çdo aspekt dhe e falenderoj që s’është dorëzuar deri sa ka lindur Alinë, se s’di ç’do kisha bërë pa të”, ka shkruar këngëtarja.