"SHTOVA 28 KILOGRAMË"/ Bora Zemani ndan me të gjithë eksperiencën e saj gjatë shtatzënisë - AlpeGossip
“SHTOVA 28 KILOGRAMË”/ Bora Zemani ndan me të gjithë eksperiencën e saj gjatë shtatzënisë

“SHTOVA 28 KILOGRAMË”/ Bora Zemani ndan me të gjithë eksperiencën e saj gjatë shtatzënisë

Moderatorja e njohur Bora Zemani ju ka krijuar mundësinë ndjekësve gjatë mbrëmjes së kaluar për ta pyetur për gjithçka duan të dinë. Një prej tyre zgjodhi ta pyesë për shtatzëninë, kilogramët e shtuara gjatë asaj periudhe dhe si u dobësua.

Bora nuk nguroi të ndajë eksperiencën e saj duke zbuluar se ka shtuar fiks 28 kilogramë gjatë muajve të pritjes së ëmbël.

“Dobësimi filloi 6 muaj pas lindjes dhe kontribuesi kryesor ishte Arbori. Kështu që mama, mos u qani për fëmijët e lëvizshëm se ndihmojnë në dobësim”,-ka shpjeguar moderatorja.

Kujtojmë se Bora është bërë nënë në 2014 dhe ka qenë gjithmonë në formë të shkëlqyer