VUANTE NGA NJË SËMUNDJE E RËNDË/ Vdes Little Richard, i ashtquajturi arkitekti i rock’n’rollit – AlpeGossip
VUANTE NGA NJË SËMUNDJE E RËNDË/ Vdes Little Richard, i ashtquajturi arkitekti i rock’n’rollit

VUANTE NGA NJË SËMUNDJE E RËNDË/ Vdes Little Richard, i ashtquajturi arkitekti i rock’n’rollit

Little Richard, i vetëquajturi arkitekt i rock ‘n’ rollit, zëri i mprehtë i të cilit, pianoja buçitëse dhe modeli pompadour i fryrë i flokëve, transformuan rrënjësisht muzikën pop dhe i cili prezantoi muzikën e zezë R&B tek Amerika e bardhë, vdiq të shtunën nga kanceri në kockë. Ai ishte 87 vjeç.

Pastori Bill Minson, një mik i afërt i Little Richard’s, konfirmoi se Little Richard vdiq të shtunën në mëngjes. Vdekjen e konfirmoi edhe i biri, Danny Jones Penniman.

Bill Sobel, avokat i Little Richard’s për mbi tre dekada tha se këngëtari vdiq në shtëpinë e tij në Tullahoma, Tennessee.

Ai nuk ishte vetëm një ikonë dhe muzikant legjendar, por ishte edhe njeri zemërmirë, i ndjeshëm dhe me botë”, tha ai.

Lindur Richard Penniman, Little Richard ishte një nga themeluesit e rock ‘n’ roll-it, që kontribuoi në eliminimin e ndarjes sipas ngjyrës në hitet muzikore dhe së bashku me Chuck Berry-in dhe Fats Domino, e futi atë që ishte quajtur “muzikë racore” në rrymën qendrore të muzikës.

Intrepretimi i tij hiperkinetik në piano, kombinuar me vokalin e tij të të veçantë që arrinte nota mjaft të larta, si edhe stili i veçantë i flokëve, e ktheu atë në një sensacion të pazakontë: një njeri me ngjyrë, gay, të cilin e donin në gjithë Amerikën në kohën e stilit konservator të Ajzenhauerit.

Ai bënte për vete admirues të bardhë dhe të zinj, në një kohë kur pjesë të Shtetee Bashkuara ishin ende të ndara në vija racore.

Në kulmin e karrierës së tij, në vitet 1950 dhe fillimin e viteve ‘60s – Richard e sundonte pianon dhe këndonte këngë si “Long Tall Sally” dhe “Lucille.”

Ai shiti më shumë se 30 milionë disqe në gjithë botën dhe ndikimi i tij tek muzikantët e tjerë, ishte i jashtëzakonshëm, që nga Beatles dhe Otis Redding, deri tek Creedence Clearwater Revival dhe David Bowie.

Në jetën e tij personale, ai alternonte mes ekzagjerimit dhe fesë, duke përqafuar njëkohësisht Biblën dhe një sjellje dhe pamje ekstravagante, me rimel dhe kostume të shndritshme.