Rita Orës iu shqep fustani/ Këngëtarja nuk kishte veshur as reçipeta në festën e “GQ Awards” – AlpeGossip
Rita Orës iu shqep fustani/ Këngëtarja nuk kishte veshur as reçipeta në festën e “GQ Awards”

Rita Orës iu shqep fustani/ Këngëtarja nuk kishte veshur as reçipeta në festën e “GQ Awards”

Një incident i papritur i ndodhi këngëtares shqiptare, Rita Ora e cila mori pjesë në festën e organizuar pas “GQ Awards”.

Bukuroshja me origjinë shqiptare ishte veshur me një fustan të gjatë me gurë dhe temina që shkëlqente. Por rripi në krahun e majtë u shqep papritur dhe këngëtarja rrezikoi të zbulonte më shumë seç duhej.

Rita nuk kishte veshur as reçipeta gjë që e bëri edhe më të vështirë ta menaxhonte situatën.

27-vjeçarja u sigurua që të mos tregonte gjë para kamerave kur vendosi dorën për të mbajtur fustanin që të mos i rrëshqiste poshtë.

Gjithsesi me një fustan aq të tejdukshëm nuk është se s’pamë gjë!