“KY ISHTE FILLIMI I VËSHTIRË”/ Eni Çobani kthehet pas në kohë dhe publikon foton krah Ardit Gjebreas – AlpeGossip
“KY ISHTE FILLIMI I VËSHTIRË”/ Eni Çobani kthehet pas në kohë dhe publikon foton krah Ardit Gjebreas

“KY ISHTE FILLIMI I VËSHTIRË”/ Eni Çobani kthehet pas në kohë dhe publikon foton krah Ardit Gjebreas

Juristja e njohur, Eni Çobani dhe Ardit Gjebrea kanë një miqësi të vjetër, hapat e së cilës nuk kanë nguruar t’i ndajnë herë pas here edhe në ‘Instagram’. Së fundmi ka qenë Eni ajo e cila ka publikuar një foto krah moderatorit 7 vite më parë, bashkangjitur së cilës ka shkruar: “Ky ishte fillimi i vështirë, por i sinqertë dhe plot besim tek puna jonë dhe tek shpirti bardhë i shqiptarëve. Viti 2012”.

Arditi po ashtu nuk ka qëndruar pa komentuar këtë foto të cilën ka zgjedhur ta ripublikojë duke shtuar: “Kujtova se ishte dje, por kur pashë veten kuptova që kanë kaluar 7 vite”. Mesa duket Çobani dhe Gjebrea kanë rikujtuar dhe njëherë fillimet e tyre në rubrikën që drejtojnë së bashku tashmë prej disa vitesh.

Kujtojmë se ‘Shihemi në gjyq’ vazhdon transmetimin e saj edhe në ditët e sotme dhe klasifikohet si një ndër rubrikat më të ndjekura në programin e së dielës ‘E diela shqiptare’.