“Ti e ke gjetur burrin”, e ngacmojnë për lajmin e ndarjes, shihni si reagon Eva Murati – AlpeGossip
“Ti e ke gjetur burrin”, e ngacmojnë për lajmin e ndarjes, shihni si reagon Eva Murati

“Ti e ke gjetur burrin”, e ngacmojnë për lajmin e ndarjes, shihni si reagon Eva Murati

Pushtoi mediat javën e kaluar lajmi se Eva Murati është ndarë nga djali i Jozefina Topallit, Genari, lajm i cili rezultoi i pavërtet dhe pasi u përhap me shpejtësi Eva reagoi menjëherë.

Moderatorja e sportit ishte e ftuar sot në “Kush vjen për drekë” ku në fund të emisionit, Arjola i tha Evës për kekun që ajo kishte përgatitur: “Ishalla të ka dal i shijshëm se gjithë kjo reklamë që të bëmë…”.

“Me siguri do fillojnë ofertat e punës në restorant”, u shpreh Eva duke qeshur.

“Ty s’të themi dot do gjesh burrë se e ke gjetur apo…”, e ngacmoi paksa Arjola Evën.

 

“Jo, jo në rregull”, u përgjigj Eva duke konfirmuar sërish që lajmet e ndarjes janë të pavërteta e ajo me Genarin janë bashkë.