Nis sot rrugëtimin ‘Dancing with the stars’, por ja cilët janë fituesit e spektaklit ndër vite (FOTO) – AlpeGossip
Nis sot rrugëtimin ‘Dancing with the stars’, por ja cilët janë fituesit e spektaklit ndër vite (FOTO)

Nis sot rrugëtimin ‘Dancing with the stars’, por ja cilët janë fituesit e spektaklit ndër vite (FOTO)

Rikthimin i spektaklit të madh “Dancing With The Stars” ishte një surprizë e papritur për të gjithë ne. Ky emision për vite 6 vite na ka dhuruar emocione të papërshkrueshme. Me një kast të shkëlqyer ky është një ndër spektaklet më të veçantë që është servirur për publikun shqiptar. Ky ‘show’ nën moderimin e Almeda Abazit, nis sot rrugëtimin e gjatë për edicionin e 7-të të tij.

Por le të kthehemi pas në kohë dhe të kujtojmë fituesit e tij ndër vite.

“Dancing With The Stars1” ka qenë nën moderimin e Alketa Vejsiut dhe fitues u shpall Oni Pustina i cili kishte partnere në kërcim balerinën Linda.

Aktori i njohur Enver Petrovci, pasi u bë fituesi i edicionit të dytë të spektaklit, tregoi se baleti nuk njeh moshë, është dëshira dhe vullneti ajo që mposht gjithçka.

Edicioni i tretë i tij ishte një përballje e fortë mes dy këngëtarëve Vedat Ademi dhe Elvana Gjata ku fituese u shpall Elvana.

Kupën e edicionit të katërt të “Dancing With The Stars” e rrëmbeu trashëgimtarja e ‘Top Channel” Lori, e cili që në fillim të spektaklit tregoi se mund të kërcente si një balerinë e vërtetë.

Më e votuar nga publiku në edicionin e 5-të ishte uragani Tuna. Këngëtarja ishte më e votuara nga publiku duke lënë pas Amos Zaharian dhe Evi Reçin.

“Dancing With The Stars 6” u fitua nga Dorina Mema. Ashtu si u shkrua dhe në mediat aso kohe kjo ishte një fitore e cila doli jashtë çdo parashikimi, megjithatë Dorina dhe shpirti i saj luftarak ja dolën të fitojnë.

Ndërkohë nuk ngelet gjë tjetër veçse të presim se kush do i shtohet kësaj liste në edicionin e 7-të të tij. /revistawho.com