“JAM TURK“/ Habit këngëtari që e njihnim si Shqiptar – AlpeGossip
“JAM TURK“/ Habit këngëtari që e njihnim si Shqiptar

“JAM TURK“/ Habit këngëtari që e njihnim si Shqiptar

Të gjithë e dinim shqiptar, por këngëtari i njohur paska prejardhje turke. Sezgin Curi, këngëtari i grupit Offchestra ka zbuluar për emisionin “Edicioni veror” se në fakt origjina e tij është turke.

Gazetarja Genta Hodo e nisi intervistën duke e pyetur Sezginin për kuptimin e emrit të tij të veçantë dhe këngëtari duke qeshur u përgjigj: “Shumë saktë ma the emrin. Unë jam turk që jetoj në Kosovë”.

“As nuk dukesh”, i tha Genta. “Po jeni mësuar ju të shihni në seriale ata turqit me flokë të zeza të krehura”, u përgjigj Sezgini.

“Në Kosovë ka një minoritet, një pakicë turke dhe unë jam njëri prej tyre”, u shpreh këngëtari.

Në qershor Sezgini u bë baba për herë të parë. Ai zbuloi gjatë intervistës për “Edicioni veror”, se është bërë baba i një djali dhe se i ka vendosur emrin Alp.