HOROSKOPI, 12 GUSHT/ Mësoni se çfarë thonë yjet për ju sot… – AlpeGossip
HOROSKOPI, 12 GUSHT/ Mësoni se çfarë thonë yjet për ju sot…

HOROSKOPI, 12 GUSHT/ Mësoni se çfarë thonë yjet për ju sot…

AlpeNews.al sjell për të gjithë lexuesit horoskopin ditor të së hënës datë 12 Gusht 2019, përshtatur nga “Daily Horoscope”.

Dashi

Je njeri ambicioz dhe punon shumë fortë. Ti je I aftë të përmbushësh qëllimet e tua sepse I ndjek ato në mënyrë të palëkundur. Por cdokush, poashtu edhe ti, mund te shpërqëndrohet teksa përpiqet të përmbushi një detyrë në kohë. Veçanërisht sot, Demi, duhet ti ketë sytë tek çmimi dhe të tregohet shumë I përqëndruar. Shumë gjëra interesante mund të jenë duke ndodhur përreth teje, por misioni yt në këtë moment është më I rëndësishmi nga të gjithë. Mund të jetë një ide e zgjuar që të distancoheni pak nga të tjerët derisa të përmbushni këtë mision. Do ti jeni vetes mirënjohës nëse e bëni.

Demi

Sot, mos besoni cdo gjë që dëgjoni ose shihni. Vetëm se diçka thuhet nga dikush që ju besoni, ose është e shkruar diku jo domosdoshmërisht do të thotë se është e vërtetë. Mund të ketë gabime ose mangësira. Ose dikush mund të ketë si qëllim t’ju drejtojë në një rrugë të gabuar. Diçka e rëndësishme mund të ndodhi sot për ju. Sigurohuni që të vërtetoni cdo gjë vetë përpara se ta besoni.

Binjakët

Vetëm se dita juaj fillon pak ashpër dhe sfiduese, nuk do të thotë se do të jetë një ditë e keqe. Nëse të është dashur të përballesh me vështirësira njëra pas tjetrës, mos I fut vetes mendime në kokë se është thjeshtë një ditë si ato të këqijat. Nëse qëndroni të durueshëm, produktiv, dhe optimist, ju mund të arrini të kuptoni se ato që ju I quani vështirësi në fakt mund të jenë mundësi. Por nëse ju vazhdoni ti shihni si fat I keq dhe ngjarje negative, atëherë nuk do mund te njihni të mirat që ato ofrojnë. Qëndroni në anën pozitive.

Gaforrja

Kur jeni të mërzitur ose të nevrikosur me një mik ose familjar, mund të thoni gjëra negative për ta sepse ndiheni me nerva. Dhe prej faktit se ndiheni keq, ju mund të flisni me dikë tjetër dhe ti tregoni atij se sa keq ata persona u sollën me ty. Por më pas, veçanërisht nëse cështja zgjidhet ose përfundon me një të falur, ju mund të pendoheni për cfarë thatë. Përpara se kjo të ndodhi sot, Gaforre, dhe përpara se të thuash diçka për të cilën do të pendohesh, mos u tregoni të nxituar dhe jepini situates mundësinë për ta gjykuar sërisht kur të jeni më të qetë. Kurseni kritikat e ashpëra, dhe më pas do të ndiheni më mirë.

Luani

Disa njerëz vuajnë nga mungesa e dritës. Përgjat periudhave të ndryshme të vitit, kur ditët janë më të shkurtra dhe ka një mungesë të ekspozimit ndaj diellit, disa njerëz ndihen të depresionuar. Ambjenti ku ne rrimë mund  të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm në mënyrën se si ne ndihemi. Kështuqë, Luan, duhet të kuptosh se ambjenti që të rrethon , pavarësisht dritës, mund të ketë një ndikim të madh tek ti. Por ti mund ta ndryshosh këtë. Nëse ti mendon se ndikohesh prej ambjentit ku tu qëndron, sigurohu ta mbushësh atë ambjent me lumturi dhe optimizëm.

Virgjëresha

Ti u ke shprehur disa herë shqetësimin tënd një personi ose një  grupi njerëzish në lidhje me një çështje që ty të bezdis. Pavarësisht kësaj, asgjë nuk është bërë për të ndryshuar çështjen që ty të shqetëson. Në këtë moment ti mund të mendosh që nuk ka arsye pse duhet të vazhdosh të flasësh për këtë shqetësim pasi do të ishte thjesht një humbje kohe dhe energjie. Por mund të jesh duke menduar gabim. Nëse flet përsëri, mund të marrësh vëmëndjen e disa personave të tjerë që mund të të ndihmojnë. Nëse nuk ke asgjë për të humbur, provoje dhe njëherë, edhe nëse dyshon.

Peshorja

Sa e forte je, Peshore? Fizikisht, është diçka jo shumë e vështirë për të qenë. Mund të gjesh se çfarë të ndihmon të jesh I fortë dhe mund ta përmirësosh duke u ushtruar më shumë. Por nuk është gjithmonë kaq e thjeshtë të kuptosh sa I forte je emocionalisht. Ndonjëherë duhet një sfide për të kuptuar forcën tënde emocionale. Nëse në këtë moment po mundohesh shumë me ndonjë çështje, Peshore, ti mund të jesh duke menduar se nuk je I fortë mjaftueshëm për ta përballuar. Por ti je jashëzakonisht I fortë, dhe do ta shohësh se nga kjo situatë do të dalësh më I forte dhe I përgatitur.

Akrepi

Dita jote sot mund të jetë tërësisht e zënë. Mund të kesh gjëra të cilat je I detyruar ti bësh ose gjëra që vetë ke zgjedhur ti bësh. Por, Akrep, nëse dikush do të të sygjeronte se të duhet pak pushim dhe duhet të shkëputesh pak nga të gjitha gjërat që ke për të bërë, me siguri ti do ti thoje se nuk ke kohë. Por ti e bëre atë axhende dhe ti gjithashtu mund ta anashkalosh pak. Të duhet një pushim, kështuqë do bëje mire ta merrje.

Shigjetari

Mund të kesh një opsion ose një zgjidhje për një problem, të cilën nuk do të pranoje ta zgjidhje në një situate tjetër sepse nuk të pëlqen. Por meqënëse të duhet një rrugë cfarëdo për të zgjidhur problemin që ke, mund të të duhet të përdorësh të vetmet opsione që ke. Mund të përfundoj duke mos qenë aq keq sa mendoje.

Bricjapi

Nëse fillon të shikosh çdo problem si një sfide me të cilën mund të përballesh në një mënyrë kreative, jo vetëm që do I kalosh ato problem me sukses, por gjithashtu në të njejtën kohë do të mësosh disa mësime të vlefshme dhe do të ndihesh shumë më mire me veten tënde lidhur me mënyrën si ti mund ti përballosh ato që jeta të hedh.

Ujori

Në këto momente gjërt në jetën tënde po shkojnë në favorin tënd. Duhet të vazhdosh të nxitosh në mënyrë që të kapësh çdo mundësi të mire që po të vjen. Nëse nuk fillon t♪7 jesh pak më I shkathet do fillosh të humbasësh dhe atë që ke fituar deri tani.

Peshqit

Ti ndoshta nuk e pranon se ke bërë disa gabime nga frika se dikush që të intereson mendon se ti vlen më pak se ajo çka je me të vërtetë. Nëse fillon të kuptosh se personi I cili të gjykon nuk të njeh për atë çfarë je, atëherë ndoshta do fillosh të kuptosh se duhet të kesh më tepër besim tek vetja dhe duhet ti shmangësh gabime të tilla.

/AlpeNews.al